Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Advertisement

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur paraditen e sotme zonën pranë tunelit të Murrizit, në Xibër të Dibrës, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm.

Bilanci është tragjik: dy persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 42-vjeçarja nga Tetova, Maltina Ferati, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Viktima tjetër është drejtuesi 42-vjeçar i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Sipas dyshimeve paraprake, lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit mbi automjetet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit