Tre ditë më parë, një tifoz hungarez u bë trim në ndeshjen Hungari-Serbi, duke mbajtur në dorë shallin e Kosovës, duke ua drejtuar mijëra tifozëve serbë.
Megjithatë kjo gjë i kushtoi rëndë, pasi dy pjesëtarë serbë të sigurimit u sollën ashpër me të duke e kapur për fyti.
Sipas pamjeve të publikuar ishin tifozët hungarezë të cilët reaguan më pas duke e qetësuar situatën.
Ndeshja përfundoi në favor të Hungarisë me rezultat 2-1. /Klankosova.tv.