Mexhiti në pritjen solemne për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, të organizuar nga ambasadori turk në Maqedoninë e Veriut, Alper Aktaş.

Mexhiti theksoi se Turqia është një vend mik dhe partner i rëndësishëm, me të cilin Maqedoninë e Veriut e lidhin historia, kultura, tradita dhe marrëdhëniet e forta ndërmjet dy popujve.

Ai nënvizoi se kjo ditë shërben si mundësi për të riafirmuar miqësinë dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit