Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera përcjell Zhurnal.mk .

Advertisement

Mbi 4.000 mjete shpërthyese janë zbuluar deri më tani në hapësirën e ish-kazermës ushtarake në Manastir (Bitola), ndërsa operacioni për gjetjen dhe largimin e tyre vazhdon.

Bëhet fjalë për municione të vjetra, kryesisht të mbetura nga Lufta e Parë Botërore, të cilat edhe pas më shumë se një shekulli paraqesin rrezik serioz.

Sipas raportimeve, operacioni i largimit të mjeteve shpërthyese po realizohet nga një specialist i piroteknikës, i ndihmuar nga tre ish-pjesëtarë të pensionuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për shkak të mungesës së kuadrit të specializuar.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, ka paralajmëruar se gjatë gërmimeve mund të zbulohen edhe mbi 1.000 mjete të tjera shpërthyese.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos prekin objekte të dyshimta dhe, në rast se hasin në municione të pashpërthyera, të njoftojnë menjëherë numrin emergjent 112.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit