Jordania ka anuluar samitin e planifikuar për të mërkurën në të cilin pritej të takohej presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, me presidentin amerikan Joe Biden, shkruan AP.
Abbas anuloi pjesëmarrjen në samit në Aman, Jordani, për të protestuar ndaj sulmit të supozuar ajror izraelit në një spital në Gaza, ku pretendohet për mbi 500 viktima.
Në takim do të ishte edhe mbreti i Jordanisë Abdullah dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi.
Anulimi i samiti ende nuk është njoftuar zyrtarisht.
Izraeli dhe Hamasi kanë fajësuar njëri-tjetrin për sulmin në një spital në Gaza të martën në mbrëmje.