Ambasadori Meidani shpërndau abetare në dy Jabollçishtet e Çashkës

Advertisement

’Një abetare në duart e një fëmije është hapi i parë drejt dijes, lidhja me rrënjët dhe premtimi se gjuha jonë do të jetojë edhe në brezat që vijnë’’, përmes kësaj fjalie të zgjedhur, ambasadori Denion Meidani ka bërë të ditur se ka shpërndarë abetaren për fëmijët shqiptarë në dy fshatra të Velesit pas Nerovs së Krushevës.

‘’Pas Nerovës së Krushevës, sot vijova rrugëtimin në Jabollçishten e Poshtme dhe Jabollçishten e Epërme, ku, së bashku me drejtorin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, z. Besnik Emini, dhe kryetarin e Komunës së Çashkës, z. Suat Shaqiri, shpërndamë abetare për vogëlushët e klasave të para të shkollës fillore “Liria”’’ ka njoftuar ambasadori Meidani.

Ambasdadori Mediani beson fort se, mbrojtja e gjuhës shqipe nuk bëhet vetëm me fjalë e deklarata.

Mbrojtja bëhet, ka vazhduar ai, duke u krijuar fëmijëve mundësinë ta mësojnë, ta duan dhe të krenohen me të, kudo që jetojnë.

‘’Sepse nuk ka shkollë aq të vogël, as fshat aq të largët, sa të mbetet jashtë vëmendjes sonë. Kudo ku ka një fëmijë që mëson shqip, ka një të ardhme që duhet ta mbështesim’’, dërgon kësht mesazhe për gjuhën shqipe ambasadori Denion Meidani

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit