Rreth 30 mijë qytetarë morën pjesë sot në aksionin e madh për pastrimin e hapësirave publike në Shkup.
Në aksion u përfshinë kryetarë komunash, përfaqësues të ambasadave, figura publike, të rinj dhe vullnetarë, të cilët pastruan parqe, rrugë, lagje dhe hapësira të tjera publike në pjesë të ndryshme të qytetit.
Organizatorët thanë se qëllimi i aksionit është jo vetëm pastrimi i qytetit, por edhe rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ruajtjen e hapësirave publike.
Aksione të tilla pritet të organizohen dy herë në muaj, me synim që kujdesi për mjedisin dhe përgjegjësia qytetare të bëhen pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm.






