Në Çair u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Rinor

Advertisement

Në Komunën e Çairit u mbajt sot mbledhja e parë e Kuvendit Rinor, duke përmbyllur procesin e formimit të këtij trupi dhe duke hapur rrugën për përfshirje më të madhe të të rinjve në proceset lokale.

Gjatë mbledhjes u diskutua për rolin, funksionimin dhe përgjegjësitë e Kuvendit Rinor, si dhe për hapat e ardhshëm në organizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në çështjet lokale.

Kuvendi do të shërbejë si mekanizëm përmes të cilit të rinjtë mund të paraqesin nevojat, idetë dhe iniciativat e tyre dhe të marrin pjesë në diskutimet për politikat rinore dhe zhvillimin lokal.

Hapi i radhës pritet të jetë formimi i Këshillit Rinor Lokal të Komunës së Çairit, i cili do të përfaqësojë interesat dhe nevojat e të rinjve në nivel lokal.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit