31.8 C
Skopje
Sunday, June 15, 2025

OEMVP në skenën digjitale të Ballkanit – Jeton Asani flet për fuqinë e teknologjisë në biznes

Nënkryetari i OEMVP, z. Jeton Asani, njëkohësisht themelues i kompanisë Gigabel, mori pjesë si folës në ngjarjen e organizuar nga Prishtina REA, “BALKONNECT FESTIVAL 2025”, e mbajtur në Prishtinë.

Ai ishte pjesë e sesionit tematik “Inovacioni Digjital – SaaS, AI dhe Teknologjitë në Zhvillim”, ku ndau njohuritë dhe përvojën e tij mbi mënyrat se si teknologjia mund të fuqizojë bizneset dhe të përshpejtojë proceset e transformimit digjital, menaxhimi dhe siguria e të dhënave, ndikimi i teknologjive në zhvillim në tregun vendor dhe ndërkombëtar, inteligjenca artificiale dhe sfidat nga e njëjta.

Folës të tjerë në panel ishin edhe përfaqësues të sektorit privat të kompanive të Kosovës dhe më gjerë.

BALKONNECT FESTIVAL 2025 synon të bashkojë industritë kryesore të Ballkanit Perëndimor për të promovuar dhe për të tërhequr investime dhe financim ndërsektorial të specializuar, si dhe për t’i lidhur ato në nivel global.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit