Kurti takon Erdoganin në Nju Jork

Advertisement

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar sot në Nju Jork me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është zhvilluar në kuadër të qëndrimit të tyre në Nju Jork, ku po marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura. Sipas raportimeve të mediave turke, në fokus të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës, si dhe zhvillimet dhe çështjet me interes për rajonin.

Takimi është bërë i ditur edhe nga Partia AK në Turqi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit