58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar

Advertisement

Më 06.11.2026 në ora 19:50, nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Gostivar në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Beliçica” në Gostivar kanë ndërhyrë sipas një denoncimi për dhënien e ndihmës mjekësore, ku mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekje një personi pa gjurmë të dukshme dhune.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për M.F.(58) nga Gostivari.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik kujdestar nga PTHP Gostivar.

Me udhëzim të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit