Ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale në QSUT, pacientit i hiqet tumori gjigant në hundë

Advertisement

Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për trajtimin e një tumori gjigant lateral të hundës është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për trajtimin e një tumori gjigant lateral të hundës është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në një postim në rrjetet sociale, QSUT informon se rasti u paraqit fillimisht në Shërbimin e Otorinolaringologjisë, ku pas konsultës së parë dhe vlerësimit të plotë të gjendjes së pacientit, u përcaktua strategjia e trajtimit.

Vetëm dy javë pas konsultës së parë, ekipi mjekësor realizoi ndërhyrjen kirurgjikale, duke bërë të mundur trajtimin e këtij rasti kompleks.

Në këtë ndërhyrje u angazhua ekipi i Shërbimit të ORL-së, nën drejtimin e shefes së shërbimit, prof. dr. Birkena Qirjazi, së bashku me mjekët specialistë dr. Tedi Minarolli, dr. Kristi Tata dhe dr. Arli Kokomani.

Njoftimi i plotë:

Në ekipin e ndërhyrjes morën pjesë gjithashtu mjekët anes tezistë dr. Arbër Gjermeni, dr. Andi Gjini dhe dr. Bensar Shuteriqi, si dhe personeli infermieror i sallës, Sidorela Zorba, Teuta Duravaku, Stela Mina, Arjol Muça dhe kryeinfermierja Manjola Pjetri.

Një ndërhyrje kirurgjikale komplekse për trajtimin e një tumori gjigant lateral të hundës është realizuar me sukses në QSUT, falë ekspertizës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të një ekipi multidisiplinar.

Vetëm dy javë pas konsultës së parë në Shërbimin e ORL-së, pas vlerësimit të plotë të rastit, u përcaktua strategjia e trajtimit dhe u realizua ndërhyrja kirurgjikale.

Ekipi i ORL-së, nën drejtimin e Shefes së Shërbimit, Prof. dr. Birkena Qirjazi dhe dr. Tedi Minarolli, dr. Kristi Tata, dr. Arli Kokomani mjekë specialistë, dr. Arbër Gjermeni, dr. Andi Gjini, dr. Bensar Shuteriqi, mjekë anestezistë nën kujdesin e infermiereve të sallës, Sidorela Zorba, Teuta Duravaku, Stela Mina, Arjol Muça, dhe kryeinfermiere, Manjola Pjetri

Mirënjohje për çdo profesionist të përfshirë në këtë ndërhyrje, për kontributin, përgjegjësinë dhe bashkëpunimin në realizimin me sukses të këtij trajtimi.

Pas çdo ndërhyrjeje të suksesshme qëndrojnë dija, përvoja dhe forca e punës në ekip.

QSUT: në shërbim të jetës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit