Isen Shabani: Aleanca për Shqiptarët nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë pa zgjedhje

Advertisement

Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar se partia nuk ka interes të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës pa u mbajtur zgjedhje të rregullta.

I ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, Shabani tha se edhe në rast të një oferte për përfshirje në Qeveri, përgjigjja e partisë do të ishte negative.

“Të jeni të sigurt, është kategorike jo”, deklaroi Shabani, duke shtuar se fokusi aktual i Aleancës për Shqiptarët është riorganizimi i partisë.

Ai theksoi se pa zgjedhje të rregullta, ASH-ja nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë.

“Edhe po të kemi një ofertë të tillë, të jeni të sigurt, ja edhe publikisht e them se nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë dhe as që mendojmë të bëhemi pa zgjedhje të rregullta”, tha Shabani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit