Hoxha pret ambasadorin e ri amerikan: Partneriteti me SHBA-në do të thellohet

Advertisement

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt.

Gjatë takimit, Hoxha vlerësoi marrëdhëniet me SHBA-në, duke i cilësuar ato si një partneritet strategjik të rëndësishëm për Shqipërinë, të mbështetur në vlera të përbashkëta, bashkëpunim në kuadër të NATO-s dhe lidhje të qëndrueshme mes dy vendeve.

Ai tha se pret që bashkëpunimi të thellohet më tej, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe investimeve, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, si dhe në përballimin e sfidave ndërkombëtare.

Hoxha theksoi gjithashtu se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe forcimi i partneritetit transatlantik me SHBA-në janë dy prioritete që ecin paralelisht për Shqipërinë.

Në fund, ministri i uroi mirëseardhjen ambasadorit Wendt dhe sukses në misionin e tij, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të afërt dhe produktiv.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit