Digjet një banesë në Shkup, 11-vjeçarja përfundon në spital

Advertisement

Një vajzë 11-vjeçare është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, pasi kishte thithur tym gjatë një zjarri që shpërtheu në një banesë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, zjarri u raportua më 29 shtator rreth orës 10:24 në një apartament në rrugën “Vodenska” në Shkup.

Ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit ka ndërhyrë dhe ka shuar zjarrin. Vajza e mitur është transportuar me ambulancë në Klinikë për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për gjendjen e saj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit