Hamasi ka publikuar së fundmi një video, ku shihet një vajzë e mbajtur peng, e cila quhet Maya Sam.
Ajo në video thotë se ishte në një festë pranë Rripit të Gazës, ku më pas terroristët e Hamasit masakruan mbi 260 njerëz.
Ky është apeli i nisur në videon e parë të publikuar nga Hamasi për një nga 200 pengjet e marra në Gaza në shpërthimin e përgjakshëm të 7 tetorit në jug të Izraelit.
“Unë jam Maya Sam, jam 21 vjeç nga Shoham. Aktualisht jam në Gaza. U ktheva herët në mëngjes të shtunën nga një festë në zonën e Sderotit.
E kam lënduar rëndë dorën. Më sollën në Gaza dhe më çuan në spital këtu për tre orë. Ata u kujdesën për mua dhe më dhanë ilaçe.
Unë vetëm ju kërkoj që të më ktheni në shtëpinë time sa më shpejt të jetë e mundur, te familja ime, te prindërit e mi, te vëllezërit e motrat e mia.
Ju lutem më nxirr nga këtu sa më shpejt”, ka thënë Maya Sam.
Pas publikimit të videos kanë reaguar edhe familjarët e saj konfirmuan se ishte vajza e tyre dhe se ishin shumë të lumtur që ajo ishte gjallë.