22.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza nga bombardimet izraelite rritet në mbi 3 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se të paktën 3.061 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore të vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Njëmbëdhjetë ditë pas konfliktit me grupin palestinez Hamas, bombardimet dhe bllokada e Izraelit në Rripin e Gazës ka vazhduar, me mbi 1 milion persona të zhvendosur, pothuajse gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës.

Luftimet filluan kur Hamasi më 7 tetor filloi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm shumë-dimensional që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit. Grupi tha se sulmi ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa dhe dhunës së shtuar nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite më pas nisi një operacion kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim që nga viti 2007.

Gjithashtu të paktën 1.400 izraelitë janë vrarë në konfliktin e armatosur në vazhdim.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit