BDI: 17.500 eurot nuk mund të përfundojnë te ndihmësdrejtori – të hetohet zinxhiri

Advertisement

Kapja në flagrancë e një ndihmësdrejtori të Doganave me 17.500 euro të shënuara nuk mund të mbyllet me arrestimin e një funksionari.

Prokuroria ka konfirmuar se paratë dyshohet se janë kërkuar për të përdorur ndikimin në dy procedura para Drejtorisë së Doganave. Pikërisht këtu fillon pyetja kryesore: ndikim në emër të kujt dhe për interes të kujt?

Një ndihmësdrejtor nuk vendos vetë në vakum. Ai është emëruar politikisht, ka hierarki politike dhe ka njerëz që e kanë propozuar, mbështetur dhe vendosur në atë pozitë.

Prandaj hetimi duhet të shkojë përtej personit që i kishte 17.500 eurot në dorë.

Duhet të hetohet roli dhe çdo lidhje eventuale e Mustafa Dautit, Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit me emërimin e tij, me procedurat për të cilat është kërkuar ryshfeti dhe me interesat që qëndrojnë pas tyre.

Nëse këto para nuk kanë qenë vetëm për të, atëherë qytetarët duhet ta dinë: për kë i merrte? Kujt duhej t’ia dorëzonte? Kush qëndronte mbi të? Kush duhej të përfitonte nga ndërhyrja në këto procedura?

Kasami dhe Mexhiti nuk mund ta lajnë këtë rast me një distancim politik pasi njeriu i sistemit të tyre është kapur me para të shënuara.

17.500 eurot janë vetëm maja e rastit. Tani duhet të zbulohet zinxhiri.

BDI kërkon nga Prokuroria që hetimi të mos ndalet te dora që mori paratë, por të arrijë deri te çdo person politik apo institucional për të cilin ka prova se ka urdhëruar, ndërmjetësuar ose përfituar.

17.500 euro u kapën në dorë. Tani duhet të zbulohet për kë ishin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit