Delegacioni i Policisë së Kosovës merr pjesë në Konventën e Shefave të Policive në Hagë

Advertisement

Një delegacion i lartë i Policisë së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, ka marrë pjesë në Konventën Vjetore të Shefave të Policive, të mbajtur në selinë e EUROPOL-it në Hagë.

Gjatë takimit u diskutua për luftën kundër trafikimit të narkotikëve, krimeve kibernetike, pastrimit të parave, keqpërdorimit të shërbimeve financiare digjitale dhe formave të reja të krimit financiar.

Delegacioni i Policisë së Kosovës vizitoi edhe Ambasadën e Kosovës në Holandë, ku u prit nga ambasadori Dren Doli.

Në takim u diskutua për çështje që lidhen me institucionet e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me institucionet ndërkombëtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit