Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria 10 persona të dyshuar për veprën penale drejtim i pakujdesshëm i automjetit, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
“Përkatësisht sepse drejtonin automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: S.A. (33), D.T. (29), L.Xh. (22) dhe S.M. (19), të gjithë nga Shkupi; F.B. (32) dhe M.O. (36), të dy nga fshati Studeniçan i Shkupit; F.A. (44) nga fsh. Petrovec i Shkupit; M.M. (25) nga fsh. Batincë i Shkupit; 24-vjeçarja V.Gj. nga Tetova dhe M.J. (34) nga Negotina, i cili ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale pëkatëse. përcjell Zhurnal.mk .






