Zjarri përfshin një depo me ngjyra në Shkup, në vendngjarje 20 zjarrfikës

Advertisement

Një zjarr ka shpërthyer këtë pasdite në lagjen Zhelezara të Shkupit, ku është përfshirë nga flakët një depo me ngjyra dhe llaqe në bulevardin “Aleksandar Makedonski”.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), në vendngjarje kanë dalë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve me gjashtë automjete dhe 20 zjarrfikës.

Nga QMK bëjnë të ditur se zjarri ende konsiderohet aktiv dhe ndërhyrja është duke vazhduar.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa nuk janë bërë të ditura as shkaqet e zjarrit apo vlera e dëmeve materiale.

Për shkak të materialeve që ruhen në objekt, ekipet zjarrfikëse po ndërhyjnë me kujdes të shtuar. Informacione të tjera priten pas përfundimit të ndërhyrjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit