Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, paralajmëroi se partia e tij po përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverën e vitit 2027.
Ai u pyet nëse ekziston ndonjë marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për zgjedhje në prill, Osmani konfirmoi se ka pasur komunikime me VMRO-në, por nuk dha detaje për ndonjë marrëveshje konkrete.
“Po kërkojmë zgjedhje. Normalisht, në forma të ndryshme është komunikuar edhe me VMRO-në dhe nuk ka rezistencë. Presim zgjedhje në pranverë 2027 dhe po bëjmë përgatitjet”, deklaroi Osmani.






