Një grua dyshohet se është vrarë mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për krimin është kunati i saj
Sipas raportimit të Sinjalit, dyshohet se viktima është vrarë me sëpatë nga vëllai i bashkëshortit.
Pas ngjarjes ka reaguar avokatja Adelina R. Hoxha, e cila ka bërë të ditur se e kishte përfaqësuar viktimën në raste të dhunës në familje.
Në një reagim publik, Hoxha ka treguar se gruaja, të cilës i referohet me emrin Arlinda, i ishte përgjëruar të bënte gjithçka për djalin e saj.
Sipas avokates, viktima i kishte thënë se nuk i duhej jeta pa të birin.
“Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka shkruar Hoxha, duke ngritur akuza të rënda ndaj institucioneve për mënyrën e trajtimit të rastit.
Ajo ka paralajmëruar se të nesërmen do t’i publikojë të gjitha dëshmitë që lidhen me rastin.
Pretendimet e avokates për përgjegjësi institucionale mbeten të pakonfirmuara, ndërsa ende nuk janë sqaruar të gjitha rrethanat e vrasjes.








