Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumit është të pasqyrojë në mënyrë transparente dhe reale shpenzimet e qytetarëve, e jo të paraqesë shifra më të ulëta

Advertisement

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik-Social (KES), partnerët socialë diskutuan për disa çështje me rëndësi për punëtorët, punëdhënësit dhe standardin e jetesës së qytetarëve, me theks të veçantë te shporta mesatare e konsumit, e përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

 

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, theksoi se qëllimi i metodologjisë së re për përllogaritjen e shportës së konsumit është të sigurojë një pasqyrë objektive, transparente dhe të bazuar në të dhëna statistikore të shpenzimeve reale të familjeve, e cila do të shërbejë si bazë për hartimin e politikave cilësore ekonomike dhe sociale.

 

“Qëllimi ynë nuk është të paraqesim një shifër më të ulët, por të sigurojmë një pasqyrë të verifikueshme, transparente dhe të bazuar në statistika të shpenzimeve të familjeve. Të dhënat duhet të na shërbejnë si bazë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe ndërmarrjen e masave që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve”, theksoi ministri Durmishi.

 

Me respekt

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit