Më 07.09.2026, oficerët e policisë nga Departamenti i Krimeve Kompjuterike të Policisë të Tetovës arrestuan personin me iniciale Z.G., i moshës 48 vjeçare, nga fshati Sedllarcë e Poshtme, rajoni i Tetovës, me dyshimin se ka zhvatur një grua me të cilën ka qenë në lidhje kohë më parë, duke e kërcënuar të njëjtën se do ti publikojë foto intime.
Sipas policies së Tetovës, veprat janë të dënueshme sipas nenit 24 dhe 152 të Kodit Penal
Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një telefon celular dhe një laptop.
Në fakt, më herët po atë ditë, një grua nga Tetova raportoi se Z.G. dhe një person tjetër kishin ndarë dhe publikuar në mënyrë të paautorizuar foto dhe video të saj private me përmbajtje eksplicite, të cilat buronin nga periudha kur ata ishin në një lidhje.
Sipas raportit, në dy vitet e fundit Z.G. i ka kërkuar vazhdimisht para që të mos i publikojë regjistrimet. Z.G. po mbahet në një stacion policor dhe pasi çështja të zgjidhet plotësisht, do të ngrihen akuza përkatëse.






