VMRO-DPMNE në seminar për lidershipin strategjik dhe qeverisjen e mirë

Advertisement

Në Mavrovë po zhvillohet një seminar treditor me temë “Lidershipi strategjik dhe komunikimi efektiv për qeverisje të mirë”, i organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me PIAЦ “Lubisha Gjorgjevski”.

Në aktivitet kanë marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, drejtuesi i PIAC “Lubisha Gjorgjevski”, Svetisllav Vasev, si dhe përfaqësuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Daniel Braun. Në seminar ka mbajtur fjalim edhe kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Seminari u dedikohet anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ministrave dhe zëvendësministrave, deputetëve, kryetarëve të komunave dhe bartësve të tjerë të funksioneve publike.

Në fokus të diskutimeve janë lidershipi strategjik, vizioni dhe përgjegjësia, komunikimi publik dhe politik, si dhe bashkëpunimi dhe përgjegjësia e përbashkët në proceset e qeverisjes së mirë.

Nga Fondacioni “Konrad Adenauer” theksuan rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të liderëve politikë, veçanërisht përballë sfidave të reja politike dhe shoqërore.

Sipas tyre, shkëmbimi i vazhdueshëm i përvojave dhe ideve përbën një pjesë të rëndësishme të bashkëpunimit me partitë dhe organizatat partnere, me qëllim identifikimin e sfidave të reja dhe zhvillimin e politikave më të suksesshme.

Pjesëmarrjen e Kovaçkit dhe Vasevit në këtë aktivitet, Fondacioni “Konrad Adenauer” e vlerësoi si dëshmi të interesimit për përballje aktive me sfidat bashkëkohore dhe përkushtimit ndaj çështjeve me rëndësi për shoqërinë.

Nga Fondacioni shprehën kënaqësi për vazhdimin e partneritetit shumëvjeçar me partnerët në vend, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave dhe ideve mund të kontribuojë në krijimin e politikave të suksesshme dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit