OEMVP pjesëmarrëse në panairin Energo Technoma & Real Expo 2026

Advertisement

Në periudhën 29-31 tetor po zhvillohet panairi Energo Technoma & Real Expo 2026, i cili mbledh kompani, ekspertë, institucione dhe profesionistë nga sektorë të ndryshëm industrial.

Pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen nga afër me zhvillimet dhe risitë më të fundit në fushën e teknologjisë, energjetikës, inovacionit dhe tregut të pasurive të paluajtshme. Programi i panairit përfshin ekspozita të kompanive pjesëmarrëse, diskutime tematike, prezantime të produkteve dhe zgjidhjeve inovative, si dhe demonstrime të drejtpërdrejta të teknologjisë robotike.

Kompani anëtare të OEMVP-së morën pjesë në panair si vizitorë, ndërsa  Trim&Lum, ЕVN Maqedoni dhe NLB Banka, njëherësh edhe sponzorë të OEMVP, u prezantuan me shtandet e tyre ekspozuese.

Panairin e vizituan edhe kryetari i OEMVP-së, z. Sami Morina, së bashku me drejtorin ekzekutiv, z. Durim Zeqiri, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me ofertën e ekspozuesve dhe të përkrahin pjesëmarrjen e kompanive anëtare në këtë ngjarje.

OEMVP vazhdon të informojë kompanitë anëtare për mundësitë e pjesëmarrjes në panaire vendore dhe ndërkombëtare, duke e vlerësuar pjesëmarrjen e tyre si një mundësi të rëndësishme për promovimin e bizneseve vendore, krijimin e kontakteve të reja, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme afariste.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit