VLEN: Ahmeti po e mbron Grubin apo po e sakrifikon për interesat e veta?

Advertisement

VLEN ka reaguar lidhur me qëndrimet e Ali Ahmetit për rastin e Artan Grubit, duke ngritur pyetjen nëse përpjekjet e kreut të BDI-së për ta mbrojtur Grubin mund të kenë efekt të kundërt.
Sipas VLEN-it, Ahmeti edhe më herët kishte deklaruar se ndaj Grubit nuk do të kishte aktakuzë dhe se ai do të lirohej, por më pas paraburgimi iu vazhdua dhe ndaj tij vijoi procedura.
Nga VLEN pyesin se çfarë po përpiqet të parandalojë Ahmeti dhe nëse qëndrimet e tij lidhen me atë që Grubi mund të deklarojë gjatë procedurës. Ata pretendojnë se presioni publik dhe politik ndaj gjykatës mund të prodhojë efekt të kundërt.
Në reagim, VLEN e lidh rastin edhe me situatën politike të BDI-së, duke akuzuar Ahmetin se prej dy vitesh u premton mbështetësve rikthimin në pushtet, ndërsa kjo, sipas tyre, nuk ka ndodhur.
“Loja” e Ahmetit me rastin e Grubit, sipas VLEN-it, nuk është vetëm një çështje që prek Artan Grubin, por edhe vetë Ali Ahmetin dhe të ardhmen e tij politike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit