“Bordi i Paqes”, i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump, pritet të prezantojë një plan gjashtëmujor me vlerë 2.45 miliardë dollarë për rimëkëmbjen e Gazës.
Sipas planit, parashikohen 66 projekte që përfshijnë strehimin e përkohshëm, pastrimin e rrënojave, riparimin e spitaleve, rikthimin e furnizimit me ujë dhe energji, si dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Plani përfshin edhe riparimin e pikave kufitare, vendosjen e 25 mijë sistemeve portative të energjisë diellore dhe krijimin e një force shumëkombëshe të sigurisë.
Dokumenti vlerëson dëmet fizike në Gaza në rreth 35.2 miliardë dollarë, ndërsa rindërtimi dhe rimëkëmbja gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të kushtonin rreth 71.4 miliardë dollarë.
Megjithatë, zbatimi i planit përballet me pengesa politike dhe financiare, pasi ende nuk është siguruar e gjithë shuma prej 2.45 miliardë dollarësh.






