Trajkov në Këshillin e BE-së: Reforma më të zbatueshme dhe institucione më të forta janë prioriteti ynë

Advertisement

 

Zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Viktoria Trajkov, në Bruksel ka marrë pjesë në diskutimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, ku është diskutuar për përparimin në fushën e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi.

Trajkov theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian dhe zbatimit të reformave të nevojshme për avancimin e procesit të anëtarësimit në BE. Ajo nënvizoi se çdo vend kandidat duhet të vlerësohet në bazë të përparimit të tij dhe përmbushjes së standardeve evropiane.

Sipas saj, sundimi i ligjit është bazë për funksionimin e një shteti evropian dhe për rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

“Fokusi ynë në periudhën e ardhshme është i qartë: zbatim më i mirë, institucione më të forta dhe rezultate konkrete e të qëndrueshme”, tha Trajkov.

Në fushën e drejtësisë, ajo foli për masat ligjore dhe institucionale që synojnë forcimin e pavarësisë, profesionalizmit dhe efikasitetit të gjykatave dhe prokurorisë.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, Trajkov theksoi rëndësinë e forcimit të mekanizmave parandalues dhe institucionalë, me fokus te transparenca, integriteti dhe llogaridhënia.

Ajo përmendi edhe Strategjinë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit për periudhën 2026–2030, si dhe reformat që synojnë përmirësimin e mekanizmave për trajtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit