Bashkëshortja e kryeministrit Hristijan Mickoski, Rosi Mickoska, mori pjesë mbrëmë në një pritje të organizuar në Nju Jork nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump.
Në pritje morën pjesë bashkëshortet e liderëve të shteteve dhe qeverive që ndodhen në Nju Jork me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të 81-të të Kombeve të Bashkuara.
Ngjarja u organizua në kuadër të iniciativës “Fostering the Future Together” – “Ndërtimi i përbashkët i së ardhmes”, e cila synon të mbështesë fëmijët dhe të rinjtë, si dhe të krijojë më shumë mundësi për edukimin dhe zhvillimin e tyre.
Gjatë fjalimit të saj, Melania Trump theksoi se pjesëmarrëset përfaqësojnë kultura, gjuhë, histori dhe tradita të ndryshme, por i bashkon kujdesi i përbashkët për të ardhmen e fëmijëve.
Zonja e parë amerikane theksoi gjithashtu se e ardhmja e botës do të varet në masë të madhe nga kushtet dhe mundësitë që u ofrohen të rinjve sot.






