Historiani dhe ish-ambasadori Sylë Ukshini, i ftuar në emisionin “Debat në SHENJA”, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ukshini e ka cilësuar vendimin si politik, duke shprehur kritikë edhe ndaj mënyrës së themelimit dhe funksionimit të Gjykatës Speciale.
Sipas tij, qëllimi i kësaj gjykate lidhet, siç u shpreh ai, me përpjekjet për “disiplinimin e faktorit shqiptar në Ballkan”.
“Unë mendoj se mënyra si është formuar Gjykata Speciale, mënyra se si ka funksionuar dhe dënimi, mendoj se është për ta disiplinuar faktorin shqiptar në Ballkan”, deklaroi Ukshini.
Ai foli edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se përçarjet politike në këto vende, si dhe protestat në Shqipëri, janë pjesë e një situate më të gjerë politike në rajon.
“Unë mendoj që ky vendim i Hagës është politik, sikurse është edhe gjykata”, u shpreh Ukshini.






