8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, ndalohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 40 vjeçarin M.E. nga Tetova i cili paraprakisht është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit.

“Mbrëmjen e djeshme (27-mars) rreth orës 21:35 në rrugën “120” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 40-vjeçarin M.E. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga gruaja e tij 43-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit