Mbyllet dita e 5-të e revoltës studentore! Bilanci rëndohet në 59 të lënduar, mes tyre 34 efektivë policie, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

Advertisement

Revolta e të rinjve dhe studentëve në kryeqytet është mbyllur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të shtunës, duke lënë pas një bilanc ekstremisht të rënduar të lëndimesh e dëmesh materiale pas përplasjeve më të ashpra të regjistruara deri më tani.

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara nga bluzat e bardha, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës ka arritur në 59. Mes të dëmtuarve numërohen 34 efektivë të Policisë së Shtetit, 21 protestues si dhe 4 kalimtarë rastësorë, ku përfshihet edhe një i mitur.

Në këtë ditë të pestë të tensioneve, bulevardi kryesor dhe rrugët dytësore të kryeqytetit u shndërruan në skenë përplasjesh me bomby molotov, gaz lotsjellës, plumba gome e vënien e flakës ndaj disa godinave institucionale e bizneseve private.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit