Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbajt Festivali “Ritmi i Çarshisë”, një ngjarje që promovon trashëgiminë kulturore, traditën dhe zejet që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit të qytetit.
Festivalin e ndoqën kryetari i Komunës së Çairit, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe përfaqësues të Esnafit të Çarshisë.

Me këtë rast, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe zhvillimit të Çarshisë së Vjetër, si dhe mbështetja e iniciativave që promovojnë trashëgiminë kulturore dhe krijojnë mundësi për artistët, zejtarët dhe bizneset lokale.
Në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, do të vazhdohet mbështetja për projekte që synojnë ta bëjnë Çarshinë një pikë edhe më të gjallë të jetës kulturore dhe ekonomike të kryeqytetit.








