Qeveria sot në seancë miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.
Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, si rezultat i ndikimit fiskal nga masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve, përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së për karburantet.
Sipas propozimit, të hyrat e përgjithshme parashikohen në 374.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 420.5 miliardë denarë. Deficiti buxhetor mbetet në të njëjtin nivel.
Qëllimi i ndryshimeve është ruajtja e stabilitetit të financave publike, funksionimi i rregullt i institucioneve, realizimi i programeve të planifikuara dhe përmbushja në kohë e të gjitha detyrimeve.
Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të mëtejshëm.






