Izet Mexhiti kujton 20-vjetorin e nisjes së projektit të shkollës “Kongresi i Manastirit”

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka kujtuar 20-vjetorin e nisjes së projektit për ndërtimin e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Shkup, në kohën kur ai drejtonte Komunën e Çairit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka rikujtuar se projekti nisi në vitin 2006, me synimin për të krijuar kushte më të mira arsimore për nxënësit shqiptarë, të cilët deri atëherë mësonin në kushte të përkohshme dhe në baraka.

Ai e ka cilësuar këtë projekt si pjesë të një vizioni më të gjerë për zhvillimin e Çairit, ku krahas investimeve në arsim, rëndësi i është kushtuar edhe afirmimit të identitetit dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Mexhiti ka përmendur gjithashtu vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Shkup, si dhe emërtimin e shkollave dhe rrugëve me emra të personaliteteve historike shqiptare.

Duke marrë pjesë në shënimin e përvjetorit, Mexhiti është shprehur i kënaqur që një nismë e nisur para dy dekadash sot është shndërruar në një institucion arsimor ku kanë mësuar mijëra nxënës.

„Ajo që nisëm si projekt, sot është një institucion me identitet, me histori dhe me mijëra nxënës që kanë kaluar nëpër bankat e tij”, ka shkruar Mexhiti, duke i uruar shkollës suksese të mëtejshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit