Gashi uron ambasadorin e ri të Turqisë për detyrën, shpreh gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Ambasadorin e ri të Turqisë, në RMV, Sh.T Alper Akaş.
Gashi ka thënë se prioritet i tij do të jenë edhe më tej përforcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Pata kënaqësinë të mirëpres në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë, Sh.T. Alper Aktaş, të cilit i urova mirëseardhje në Shkup dhe shumë suksese në detyrën e tij të re.
Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe diskutuam për prioritetet e ardhshme në drejtim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
E sigurova Ambasadorin Aktaş për gatishmërinë time për të kontribuar në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke shprehur bindjen se vizioni i qartë dhe vullneti i mirë janë baza determinuese për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit