Pesë persona dhe një i mitur arrestohen në Shkup, u kapën me drogë

Advertisement

Pesë persona, mes tyre edhe një 17-vjeçar, janë arrestuar gjatë natës në lokacione të ndryshme në Shkup, pasi te ta është gjetur dhe konfiskuar drogë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për A.A. (39), S.M. (27), S.Xh. (45), 17-vjeçarin, të gjithë nga Shkupi, si dhe L.K.I. (20) nga Gjermania.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një substancë të bardhë pluhur.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar pritet të ndërmerren masat përkatëse ligjore, njofton MPB.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit