19.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Patatet e skuqura shkaktojnë ankth dhe depresion

Një ekip studiuesish nga Kina, ka zbuluar se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve, lidhet me një rrezik 12 për qind më të lartë të ankthit dhe një rrezik prej 7 për qind më të lartë të depresionit sesa njerëzit që nuk i konsumojnë këto ushqime të skuqura.

 

 

 

 

 

 

Kjo lidhje është më e theksuar mes konsumatorëve të rinj.

Ushqimi i skuqur është një faktor i njohur rreziku për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe pasoja të tjera shëndetësore. Këto rezultate “i hapin rrugën rëndësisë së shëndetit mendor të reduktimit të konsumit të ushqimit të skuqur”, sipas një artikulli të botuar të hënën në revistën PNAS.

Sidoqoftë, ekspertët që e studiojnë dietën thanë se rezultatet janë preliminare dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura shkaktojnë probleme të shëndetit mendor ose nëse njerëzit me simptoma depresioni ose ankthi kanë kaluar në ushqime të skuqura.

Studimi ka përfshirë 140,728 njerëz përgjatë 11 viteve. Pas përjashtimit të pjesëmarrësve të diagnostikuar me depresion në dy vitet e para, gjithsej 8,294 raste ankthi dhe 12,735 raste depresioni u gjetën në mesin e atyre që konsumuan ushqime të skuqura, ndërsa patatet e skuqura në veçanti u zbuluan se kishin një rrezik 2 për qind më të lartë të depresionit në krahasim me mishin e bardhë të skuqur.

Studimi zbuloi gjithashtu se pjesëmarrësit që kishin konsumuar rregullisht më shumë se një porcion ushqimi të skuqur prireshin të ishin burra më të rinj.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit