13.8 C
Skopje
Saturday, April 27, 2024

Prishtina nuk gjen qetësi, të shtëna me armë në lagjen Dardania

Kryeqyteti as sonte nuk po gjen qetësinë. Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, ku dyshohet se ka pasur incident, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në parking, ku dikush ka gjuajtur me armë, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, në lokacionin ku ka ndodhur incidenti Policia s’ka gjetur ndonjë person të plagosur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit.
Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur Policia, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme./sinjali.com/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit