Nikollovski: “Unë e padita Manasievskin, jo ai mua”

Advertisement

Deputeti Ljupço Nikollovski ka reaguar ndaj deklaratave të Manasievskit lidhur me procesin gjyqësor mes tyre, duke sqaruar se padia është ngritur prej tij.

Nikollovski tha se në seancën përgatitore ishte i pranishëm përfaqësuesi i tij ligjor, ndërsa ai vetë do të marrë pjesë në seancën e marrjes në pyetje.

“Unë e padita Manasievskin, jo ai mua. Kjo ishte seancë përgatitore dhe aty ishte përfaqësuesi im ligjor. Kur të vijë marrja në pyetje do të jem edhe vetë”, deklaroi Nikollovski.

Sipas Nikollovskit, padia lidhet me deklaratat e Manasievskit për grurin dhe fondet IPARD. Ai tha se Agjencia për Rezervat Shtetërore të Mallrave nuk ka qenë në kompetencë të Ministrisë së Bujqësisë dhe se kjo ministri nuk ka ndarë grante IPARD.

Nikollovski tha gjithashtu se edhe në raste të mëparshme ka qenë objekt i pretendimeve që i konsideron të pavërteta dhe për të cilat, sipas tij, ka pasur vendime gjyqësore të formës së prerë.

Ai theksoi se çështjen do ta ndjekë përmes procedurës gjyqësore dhe se pret që pretendimet të sqarohen në gjykatë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit