Nikolloski me ambasadoren e SHBA-së: Fokus te bashkëpunimi ekonomik dhe projektet kapitale

Advertisement

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka zhvilluar takim pune me ushtruesen e detyrës së ambasadores së SHBA-së në vend, Nicole Varns.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe për mbështetjen amerikane në proceset reformuese të vendit.

Nikoloski ka theksuar se politikat zhvillimore të Qeverisë janë të orientuara drejt rritjes ekonomike, veçanërisht përmes realizimit të projekteve të mëdha kapitale që synojnë lidhjen dhe integrimin rajonal.

Sipas tij, ndërtimi i autostradave në Korridoret 8 dhe 10-D po zhvillohet me dinamikë të mirë dhe në përputhje me afatet e parapara.

Në takim është theksuar edhe rëndësia e partneritetit strategjik mes dy vendeve, i cili, sipas tyre, kontribuon në stabilitetin e vendit dhe të rajonit.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit