Avokatja e Krasniqit: Do ta apelojmë aktgjykimin, synimi ynë është lirimi i tij

Advertisement

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka njoftuar se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke e cilësuar vendimin si zhgënjyes.

Ajo tha se mbrojtja do të kërkojë që Krasniqi të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, duke theksuar se procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar.

“Do të apelojmë aktgjykimin. Qëndrimi ynë është se i vetmi rezultat i këtij gjykimi duhet të jetë shpallja i pafajshëm e z. Jakup Krasniqi për të gjitha pikat e aktakuzës”, ka deklaruar Alagendra.

Sipas saj, nga aktgjykimi rezulton se disa prova nuk janë marrë parasysh ose nuk u është dhënë pesha e duhur nga Trupi Gjykues.

Gjykata Speciale e shpalli Krasniqin fajtor dhe e dënoi me 25 vjet burgim për akuzat që lidhen me krime lufte.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit