Kroacia reagon për aktgjykimin në Hagë: Lufta në Kosovë nuk mund të shkëputet nga krimet e regjimit të Millosheviqit

Advertisement

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke theksuar se vendimi nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë.

Në deklaratën e saj, ministria kroate vlerëson se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i atëhershëm i Slobodan Millosheviqit.

Sipas MPJ-së kroate, përgjegjësia individuale penale nuk duhet të përdoret për të relativizuar krimet e kryera gjatë luftës apo për të vënë në pikëpyetje lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kroacia ka theksuar gjithashtu se represioni dhe krimet e kryera ndaj popullsisë së Kosovës gjatë regjimit të Millosheviqit nuk duhet të relativizohen.

Dhomat e Specializuara në Hagë shpallën aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. Në total, dënimet e shqiptuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në 81 vjet burgim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit