Nikolloski: Investimet strategjike po e shtyjnë vendin drejt një të ardhmeje më të fortë

Advertisement

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka theksuar rëndësinë e investimeve të mëdha dhe afatgjata për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.

Duke folur për projektet kapitale të realizuara gjatë javës së kaluar, Nikolloski veçoi centralin e ri kogjenerativ, ndërtimin e parkut më të madh të erës dhe rikonstruktimin e aeroportit “Shën Apostol Pavli” në Ohër.

Sipas tij, këto projekte përfaqësojnë investime në zhvillimin ekonomik, sigurinë energjetike, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore.

“Kjo Qeveri ndjek politikë për të ardhmen”, deklaroi Nikolloski, duke shtuar se investimet e realizuara sot synojnë të krijojnë një shtet më të fortë për gjeneratat e ardhshme.

Ai theksoi gjithashtu se ndërtimtaria është në rritje për të 18-in muaj radhazi, duke e cilësuar këtë si dëshmi të ndikimit të projekteve kapitale në ekonomi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit