Forcimi i bashkëpunimit institucional ndërmjet Komunës së Strugës dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Advertisement
Sot, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut – kolonelin Jakupi, kolonelen Kostadinova dhe kapitenin Uti.
Ky është takimi i parë i këtij karakteri, i cili hap mundësi për vendosjen e marrëdhënieve më të afërta institucionale dhe zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Gjatë takimit u diskutua për disa fusha me interes të përbashkët, mundësitë për mbështetje reciproke dhe iniciativa të ardhshme në të cilat Komuna dhe Armata mund të bashkëpunojnë.
Kryetari Mendi Qyra theksoi se dyert e Komunës së Strugës janë të hapura për çdo institucion dhe iniciativë që kontribuon në zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Besojmë se dialogu i hapur dhe mbështetja e ndërsjellë janë baza për ndërtimin e partneriteteve të fuqishme institucionale në interes të komunitetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit