Banka Popullore organizon autobusë për pensionistët nga Prilepi, Resnja dhe Ohri drejt Alta Bankës në Manastir

Advertisement

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut do të organizojë të shtunën, më 7 nëntor, transport me autobusë nga Prilepi, Resnja dhe Ohri drejt ekspoziturës së “Alta Bankës” në Manastir, me qëllim që qytetarët e këtyre qyteteve të mund t’i tërheqin pensionet dhe ndihmën sociale.

Orari i saktë dhe koha e nisjes së autobusëve do të bëhen të ditura më vonë.

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, deklaroi se klientët e bankës nuk kanë nevojë të hapin llogari transaksionale në një bankë tjetër, pasi mjetet e ardhshme do të mund t’i tërheqin në shumën e plotë përmes kartelës së pagesës ose në sportelet e hapura të bankës.

Ai bëri të ditur se ekspertët e softuerit po punojnë pa ndërprerje që zgjidhja teknike të mundësohet gjatë javës së ardhshme, para përfundimit të afatit ligjor për pagesën e pagave.

Ndërkohë, nga e hëna, më 9 nëntor, do të rihapen edhe ekspoziturat e bankës në Tetovë dhe Strumicë. Klientët që nuk posedojnë kartela pagesore do të mund të tërheqin deri në 20.000 denarë.

Me këtë, qytetarët nga këto dy qytete dhe vendbanimet përreth nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë drejt Manastirit për të tërhequr paratë e tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit