Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka komentuar kritikat e opozitës lidhur me mënyrën e llogaritjes së pensioneve, duke krahasuar rritjen e pensioneve gjatë mandatit të qeverisë aktuale me atë të qeverisë së mëparshme.
Mickoski tha se gjatë dy viteve të para të qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, pensionet janë rritur mesatarisht për rreth 540 denarë, ndërsa sipas tij, gjatë periudhës së qeverisë aktuale rritja mesatare ka qenë mbi 6.800 denarë.
Ai gjithashtu iu përgjigj kritikave të opozitës për rritjen lineare të pensioneve, duke pretenduar se përfaqësues të saj kanë kundërshtuar më herët në Gjykatën Kushtetuese masat për rritjen e pensioneve.
“Unë nuk them se kjo është e mjaftueshme, nuk them se kjo do t’i zgjidhë të gjitha problemet, por është shumë më mirë sesa ajo që ishte në kohën e LSDM-së dhe BDI-së”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri shtoi se qytetarët, sipas tij, mund të bëjnë dallimin mes politikave të qeverisë aktuale dhe atyre të mëparshme sa i përket pensioneve.






