Në Maqedoninë e Veriut për një vit formohen mbi 6 mijë ndërmarrje, por mbi 4 mijë shuhen

Në sektorin afarist në Maqedoninë e Veriut, çdo vit formohen dhe shuhen ndërmarrje të reja, duke u krijuar edhe vende të reja pune, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2024 janë të regjistruar 6 439 ndërmarrje të sapoformuara, që paraqesin 9.3 % nga ndërmarrjet aktive të orientuara nga tregu në kuadër të sektorit afarist”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që shumica e ndërmarrjeve të sapoformuara janë në veprimtari shërbimi.

Një vit më parë, në Maqedoninë e Veriut ishin shuar 4 175 ndërmarrje, kryesisht në tregtinë me shumicë e pakicë.

“Këto ndërmarrje të sapoformuara angazhojnë 10 697 persona, që paraqesin rënie për 28.1% në krahasim me vitin paraprak. Pa persona të punësuar ishin 27.2 % nga ndërmarrjet e sapoformuara”, raportoi Enti, duke theksuar se në vitin 2024 kemi më shumë ndërmarrje të sapoformuara sesa viti paraprak.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit